Policia e Kosovës ka zhvilluar një operacion të quajtur “Masazha 2021”, e ku si rezultat janë arrestuar gjashtë persona, raporton Gazeta Enigma.
Sipas policisë deri tek arrestimi i këtyre të dyshuarve ka ardhur pas inspektimit të 53 lokaleve, e ku 29 prej tyre janë mbyllur.
“Plani operativ ,,Masazha-2021’’ i realizuar përgjatë këtij muaji në nivel vendi, ka rezultuar me arrestimin e gjashtë (6) personave të dyshuar mbi dyshimin e bazuar për përfshirje në veprat penale “Mundësim apo Detyrim në Prostitucion”, “Ofrim i Lokaleve për Prostitucion” dhe “Bashkëkryerje“”, thuhet në njoftim.