Ministri i Jashtëm turk: Në Kosovë ndihem si në shtëpinë time

Ministri i Jashtëm turk: Në Kosovë ndihem si në shtëpinë time


Ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan i cili sot ka vizituar Kosovën, është shprehur se ndihet “si në shtëpinë e tij”, raporton Gazeta Enigma.

Ai në konferencën e përbashkët me homologen, Donika Gërvalla, deklaroi se populli i Kosovës nuk është vetëm mik i Turqisë, por janë vëllezërit e motrat e tyre.

“Kosovarët nuk janë vetëm miqët tanë, janë edhe vëllezërit e motrat tona. Ne duam që lidhjet e palëkundura mes nesh, të zhvillohen në mënyrën më të mirë të mundshme”.

Ndër të tjera, ministri i Jashtëm deklaron se Turqia ka mbështetur dhe mbështet Kosovën në arritjen e saj të merituar në arenën ndërkombëtare.

“Folëm dhe për zhvillimet e fundit në Ballkan dhe se çfarë mund të bëhet për arritjen e stabilitetit në rajon. Ne si Turqi mbështesim Republikën e Pavarur të Kosovës dhe vlerësojmë se ajo të qëndrojë në këmbët e saja. Ne kemi mbështetur Kosovën që nga fillimi për ta arritur pozitën e saj të merituar në arenën ndërkombëtare, dhe mbështetja jonë do të vazhdojë. Forcat e NATO-s dhe KFOR-it kanë rol të rëndësishëm në Kosovë në vendosjen e sigurisë. Është krenari që shohim komandantin tonë që vazhdon të ketë suksese këtu në Kosovë”, tha Fidan. / Gazeta Enigma.

Related Articles