Gati një vit nga sulmi në Banjskë, ende nuk ka aktakuzë ndaj Radojçiqit

Gati një vit nga sulmi në Banjskë, ende nuk ka aktakuzë ndaj Radojçiqit

Pavarësisht se është bërë gati një vit nga sulmi terrorist në Banjskë, ku u vra polici Afrim Bunjaku, së paku deri më tash Prokuroria nuk ka ngritur aktakuzë ndaj organizatorit të sulmit  Milan Radojçiqit, por edhe pjesëmarrëseve tjerë në këtë sulm të armatosur.

Më 24 shtator 2023, në këtë fshat të komunës së Zveçanit, grupe të armatosura serbësh sulmuan policinë e Kosovës.

Policia konfiskoi një sasi të madhe armësh në Banjskë, të cilat u raportuan si prodhim i fabrikave serbe dhe ish-jugosllave.

Flamur Kabashi nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) shprehë shqetësim për vonesën e gjatë në ngritjen e aktakuzës.

Kabashi theksoi se kanë kaluar 346 ditë që nga ngjarja, por ende nuk është ngritur një aktakuzë ndaj të dyshuarit kryesor, Milan Radojçiqit

Ai e bëri të qartë se Prokuroria Speciale e Kosovës ka marrë përgjegjësinë për hetimin e rastit dhe ka kryer konfiskime dhe bastisje, por nuk është e qartë pse aktakuza nuk është ngritur ende.

Sipas Kabashit, Kodi i Procedurës Penal iRepublikës së Kosovës, i miratuar nga shumica parlamentare që aktualisht udhëheq me pushtetin, parashikon një periudhë 3-vjeçare për ngritjen e aktakuzës.

Megjithatë, ai theksoi se, ndonëse Prokuroria është ende brenda këtij afati ligjor, periudha e gjatë pa aktakuzë është e pakuptueshme dhe krijon dyshime mbi efikasitetin e sistemit të drejtësisë.

“Pas ndodhjes së rastit me 24 shtator deri më sot del se kanë kaluar 346 ditë, apo 11 muaj e 11 ditë dhe se deri më tash nuk kemi aktakuzë të ngritur. Dihet se në masën e paraburgimi gjenden tre persona si të dyshuar për sulmin në fjalë dhe se qysh prej momentit kur ka ndodhur rasti PSRK-ja ka njoftuar se ka bërë konfiskime dhe bastisje dhe se rasti nga Prokuroria ishte duke u hetuar edhe për shpëlarje parash. Tash duhet ditur se Kodi i Procedurës Penal në fuqi i cili është miratuar pikërisht nga shumica parlamentare që udhëheq me pushtetin ka paraparë që brenda periudhës 3 vjeçare të ngritët aktakuza dhe na del se prokuroria është brenda afatit ligjor për ngritje të aktakuzës”, tha ai.

Related Articles