Policia gjen drogë në një shtëpi dhe lokal në Ferizaj, arreston dy persona

Policia gjen drogë në një shtëpi dhe lokal në Ferizaj, arreston dy persona

Policia ka gjetur drogë pas kontrollit në një shtëpi dhe në një lokal në Ferizaj.

Në raportin 24 orësh bëhet e ditur se dy të dyshuar në lidhje me këtë rast janë arrestuar, ku njëri prej tyre është dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri është liruar në procedurë të rregullt.

“Me urdhër kontrolli të lëshuar nga gjykata janë kontrolluar një shtëpi dhe një lokal pronë e dy të dyshuarve meshkuj kosovarë. Gjatë kontrollit është gjetur dhe konfiskuar: një qese najloni me substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë me peshë të përgjithshme 5.1 grm, tri qese najloni me substancë të dyshuar narkotike e llojit kokainë me peshë të përgjithshme 0.8 grm, 1 sprej OC Gas, një thikë, para gjithësej 300 euro, si dhe një telefon”.

“Të dyshuarit meshkuj kosovarë janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit njëri nga ta dërgohet në mbajtje për 48 orë, ndërsa i dyshuari tjetër lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet tutje në raportin e policisë. 

Related Articles