Kosovarja gjendet e vdekur në detin e Durrësit, Policia jep detaje

Kosovarja gjendet e vdekur në detin e Durrësit, Policia jep detaje

Mbrëmjen e së shtunës një 70-vjeçare kosovare, është gjetur e vdekur në detin e Durrësit, raporton Gazeta “Enigma”.

“Rreth orës 19:15, në lagjen nr .13, është gjetur në det, trupi i pajetë i shtetases N. H., 70 vjeçe, banuese në Kosovë, e cila dyshohet se është mbytur aksidentalisht në det”, njofton policia.

Sipas A2 CNN nga këqyrja paraprake e trupit të 70-vjeçares nuk janë konstatuar shenja dhune, por një grup hetimor është ngritur dhe po punon për të sqaruar të gjitha rrethanat e ngjarjes. /Gazeta Enigma/

Related Articles