Shqipëria përballë Gjeorgjisë, shiten të gjitha biletat për ndeshjen

Shqipëria përballë Gjeorgjisë, shiten të gjitha biletat për ndeshjen

Shqipëria mbrëm ka mposhtur Ukrainën në Pragë.

“Kuqezinjtë” siguruan fitorem me golat e Ardian Ismajlit dhe Jasir Asanit.

Skuadra e Sylvinho pas këtij suksesi do ta ketë ballafaqimin e rradhës.

Të martën në “Air Albania”, Shqipëria do të përballet me Gjeorgjinë.

Interesimi i tifozëve është shumë i madh dhe biletat për lojën Shqipëri – Gjeorgji janë shitur të gjitha, njofton Federata Shqiptare e Futbollit.

FSHF-ja i falënderon të gjithë tifozët shqiptarë që do të jenë të pranishëm në stadiumin “Air Albania” më 10 shtator, në mbështetje të ekipit tonë Kombëtar dhe i fton të krijojnë një atmosferë të ngrohtë, pozitive dhe të tregojnë respekt ndaj ekipit kundërshtar. /Gazeta Enigma

Related Articles