Para pak ditësh, Edon Zhegrova, Arjanet Muric dhe Florent Muslija janë përjashtuar nga grumbullimi, kjo pasi sipas FFK-së, ata kanë thyer rregulloren,
Së fundmi, kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi është shprehur se vendimi për përjashtimin e tre futbollistëve është marrë nga selektori Franco Foda. Këto deklarime ai i bëri në TCH, përcjellë Gazeta Enigma.
E një vendim të tillë ai thotë se e ka mbështetur edhe federate, pasi sipas tij kjo është rregullorja.
“Pikë së pari duhet të respektohet rregullorja e cila u është komunikuar lojtarëve. Është shumë e rëndësishme për ekipin që ajo të respektohet. Përjashtimi i tyre ka qenë vendimi i trajnerit, pasi ata kanë dalë nga grumbullimi në orët e vona të natës”, ka thënë Ademi
Tutje ai ka deklaruar se “nuk i intereson për ata njerëz që nuk kanë lidhje me këtë punë dhe bëjnë kritika, por vetëm për ata që kanë qenë të përfshirë dhe kanë bërë ankesa”. /Gazeta Enigma