Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka mirëpritur sot Kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, shkruan Enigma.
Përmes një komunikate, bëhet e ditur se gjatë takimit, Kurti ka shprehur mirënjohje të thellë për mbështetjen e vazhdueshme që Shqipëria ka ofruar në forume dhe proceset e anëtarësimit në organizuata ndërkombëtare, posaçërisht në anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.
Njëherit, thuhet se në bisedë u diskutua edhe rreth zgjerimit të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.
“Në bisedë u diskutua rreth zgjerimit të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, si vazhdimësi e punës që është realizuar në tri vitet e fundit. Kurti veçoi edhe disa nga projektet e përbashkëta, në mesin e tyre inaugurimi këtë vit i ALPEX për bashkimin e tregjeve energjetike Kosovë-Shqipëri apo edhe ndërtimi i hekurudhës Prishtinë-Durrës që bashkon edhe qytetet historike të Gjakovës dhe Shkodrës, si dhe mundësitë që paraqiten për të tashmen e të ardhmen”, thuhet në komunikatë.
Po ashtu, Kurti ka thënë se si dy republika paralementare, bashkëpunimi mes dy kuvendeve, ka arritur majat më të larta të një niveli të ri.
Tutje, thuhet se vizita e Spiropalit është dëshmi e angazhimit të përbashkët për thellimin e marrëdhënieve dhe forcimin e lidhjeve ndërmjet dy republikave.
Derisa në përfundim Kurti e ka falënderuar atë për bisedën e zhvilluar, duke i uruar qëndrim të frytshëm në Kosovë.