Arrestohet asamblisti i LDK-së në Podujevë, sulmoi kryetarin Bulliqi

Arrestohet asamblisti i LDK-së në Podujevë, sulmoi kryetarin Bulliqi

Është arrestuar asamblisti i LDK-së, Enver Rrahmani, pasi që i njëjti dyshohet se ka kanosur dhe ka sulmuar fizikisht kryetarin e Podujevës, Shpejtim Bulliqi, të enjten gjatë një seance në Kuvendin Komunal.

Sipas raportit policor, i njëjti është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka kanosur dhe sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thotë policia. / Gazeta Enigma.

Related Articles