Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, i ka ftuar në takim krerët e gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor.
Liderët e Kosovës, Shqipërisë, Serbisë, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Bosnje e Hercegovinës do të priten nga Leyen më 19 shtator, në ndërtesën e Komisionit Evropian në Bruksel.
Se kush do të përfaqësojë shtetin e Kosovës dhe ata të rajonit ende nuk dihet. /Gazeta Enigma