Zëvendës kryeministri i parë i Kosovës, Besnik Bislimi, ka përgënjeshruar mediat serbe, të cilat sot raportuan se Kosova po refuzon të ketë një takim trepalësh me përfaqësues nga Serbia dhe BE-ja.
Udhëheqësi i dialogut konfirmoi se është planifikuar që më 17 shtator të ketë bisedime për procesin e ardhsëm të dialogut në Bruksel, por se në fakt Serbia refuzoi të ketë një takim trepalësh, “duke u përpjekur të imponojë pika të rendit të ditës të destinuara kryesisht për konsum të brendshëm politik”.
Bislimi po ashtu ftoi të Dërguarin e Posaçëm të BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak, që të mohojë “dezinformimin e qëllimshëm nga mediat serbe, ku thuhet në mënyrë të rreme se Kosova ka refuzuar takimin trepalësh të kryenegociatorëve”. /Gazeta Enigma