Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano ka folur për takimin e nesërm që do të mbahet mes kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë.
Takim ky që do të zhvillohet në Bruksel.
Stano në një konferencë për media është deklaruar edhe për agjendën e këtij takimi.
“Takimi i nivelit të kryenegociatorëve do të mbahet nesër në Bruksel, agjenda tashmë është e dukshme forma për të shkuar para me implementimin e Marrëveshjes së Ohrit, natyrisht diskutime në çështjet që janë duke e afektuar normalizimin në mes Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë Stano. /Gazeta Enigma