“Afër dhe larg” – Sa realisht janë krisur raportet mes Osmanit e Kurtit?

“Afër dhe larg” – Sa realisht janë krisur raportet mes Osmanit e Kurtit?

Para gati katër vitesh, atëherë kur edhe u dakorduan për marrjen e dy prej ulseve më të rëndësishme në vend, atë të presidentes dhe kryeministrit, Vjosa Osmani dhe Albin Kurti, ishin pothuajse të pandarë, shkruan Gazeta Enigma.

Majde u zotuan për shumë gjëra së bashku.

Mirëpo duket se jo gjithçka po shkon ashtu siç edhe kishte nisur.

Në takimet e vetme ku i shohim Kurtin e Osmanin janë ceremonitë shtetërore apo organizime të tjera, ku vërehet një ftohje në komunikimin e tyre.

E para e shtetit Vjosa Osmani gjatë një interviste ka zgjuar disa pikëpyetje në opinionin publik lidhur me atë se mes qeverisë dhe presidencës raportet duket se janë krisur paksa.

‘’Sa jemi koordinu gjërat kanë shku shumë më mirë për Kosovën, nuk është presidentja institucioni që ka heqë dorë nga ky koordinim’’, u shpreh Osmani.

Mirëpo si diçka të tejkalueshme po e sheh situatën, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Në një intervistë për media, Haxhiu për relatat Kurti-Osmani, është shprehur se ‘’në secilin prej aktiviteteve që i kanë të përbashkëta i kanë raportet e mira, nuk kam ndonjë informacion që nuk i kanë raportet e mira’’.

Ndërkaq mos koordinimin mes qeverisë dhe presidencës, si jo të mirë për vendin po e shohin opozita.

Time Kadrijaj për Gazeta Enigma ka thënë se tashmë është e dukshme që këta dy akterë nuk kanë komunikim e as dakordim për asnjë temë, dhe sipas saj kjo nuk i sjellë dobi Kosovës.

‘’Po shihet se Kurti, nuk ka koordinim as me partitë opozitare, nuk ka koordinim as me aleatët tanë, faktorët ndërkombëtar po as me presidentën dhe të gjitha ato veprime po i bën në krye në veti dhe si pasoj e këtyre veprimeve të pa matura, të pa koordinuara, Kosova është sot ku është, e sanksionuar,  nuk kemi asnjë njohje të re e as antarësime në organizata ndërkombëtare dhe rruga e integrimit evropian është e mbyllur’’, tha Kadrijaj.

Moskoordinimin mes qeverisë dhe presidencës për çështje të ndryshme nuk e sheh si problem të madh, analisti politik Gazmir Raci, sipas tij secili lider institucional i ka përgjegjësit e veta të ndara me kushtetutë.

Tutje ai shton se nuk e sheh të duhur që keqkuptimet të zgjidhen duke hedhur kunja njëri-tjetrit nëpër media.

‘’Çdo lloj keqkuptimi është mirë me diskutu dhe qartësu mes vete dhe jo në media, duhet me qenë ma seriozë edhe presidentja edhe të tjerët’’, u shpreh Raci.

Kujtojmë se zgjedhjet e kaluara parlamentare, Lëvizja Vetëvendosje kishe hyrë në garën zgjedhore në koalicion parazgjedhor bashkë me listën ‘’Guxo’’, zgjedhje këto të cilat i fituan me mbi 50% të votave.

Si nisën mosmarrëveshjet mes Kurtit dhe Osmanit?

Përpjekja “medoemos” e Kurtit që Kosova të anëtarësohet në Këshillin e Evropës, ishte pikënisja e mosmarrëveshjeve mes dy krerëve më të lartë të shtetit.

Kurti, bashkë me ministren e Jashtme Donika Gërvalla, i nisën një letër drejtuesve të Këshillit të Evropës, duke thënë se Kosova do të fillonte krijimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, nëse anëtarësohet në këtë organizatë.

E gjithë kjo u bë pa koordinim me presidenten Osmani, e cila kritikoi dërgimin e kësaj letre, pasi sipas saj, në këtë mënyrë po cenohej sovranitetit dhe Asociacioni nuk po mbahej si kusht për njohjen e ndërsjellë apo ‘de-fakto’ nga Serbia.

Osmani në atë kohë ndodhej për vizitë në SHBA, ndërkohë që kyeparlamentari Glauk Konjufca thoshte se arsyeja e mosinformimit të presidentes ishte pikërisht largësia mes dy kontinteve. Presidentja e vendit edhe kësaj i ishte kundërpërgjigjur ashpër, duke thënë se në kohën e sotme teknologjia është zhvilluar mjafueshëm për komunikim në kohë reale. /Gazeta Enigma

Related Articles