Takohen liderët e Ballkanit Perëndimor, në fotografi bashkë Kurti e Vuçiqi

Takohen liderët e Ballkanit Perëndimor, në fotografi bashkë Kurti e Vuçiqi

Janë mbledhur për takim liderët e Ballkanit Perëndimor, me ftesë të presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Është publikuar edhe një fotografi e liderëve së bashku, ku shihen edhe kryeminsitri Albin Kurti dhe presidenti serb Aleksandër Vuçiq.

Zakonisht, përfaqësues nga Serbia nuk pranojnë të dalin në fotografi bashkë me politikanë që përfaqësojnë Kosovën, por duket se kësaj radhe Vuçiqi ka pranuar të bëjë një gjë të tillë.

Von der Leyen tha se të gjashtë vendet i përkasin Evropës.

“Sot prita liderët e gjashtë partnerëve të Ballkanit Perëndimor. Të gjashtë vendet i përkasin Evropës. Kjo është ajo për çka ne po punojmë”, shkroi Leyen në një postim në X.

“Paralelisht, ne po i afrojmë ekonomitë dhe tregjet e tyre me tonat me Planin tonë të Rritjes prej 6 miliardë eurosh për rajonin”, shtoi ajo. /Gazeta Enigma

Related Articles