Sot bëhet një vit nga agresioni në Banjskë, ku një grup i armatosur “deri në dhëmbë” më pjesëtarë serbë e rusë, hynë në Manastirin e Banjskës dhe nga aty tentuan ta pushtojnë veriun e Mitrovicës, me në krye kriminelin Milan Radoiçiq.
Sulmi nisi që nga orët e para të mëngjesit, ku fillimisht u sulmuan tre pjesëtarë të Policisë së Kosovës, nga ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku.
Policia e Kosovës më pas, bashkë me Njësinë Speciale luftuan tërë ditën kundër këtij grupi, duke çuar në shpërbërjen e tyre dhe më pas të njëjtët ikën për në Serbi.
Pak ditë më parë, Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë për këtë sulm ndaj 45 personave, ndërkohë që gjykimi pritet të fillojë nesër. /Gazeta Enigma