Arrestohet i mituri pasi shtiu me armë zjarri afër një shkolle në Klinë, dyshohet për tentim vrasje

Arrestohet i mituri pasi shtiu me armë zjarri afër një shkolle në Klinë, dyshohet për tentim vrasje

Është arrestuar një i mitur pasi dyshohet se ka shtënë me armë zjarri sot në afërsi të një shkolle në Klinë, raporton Enigma.

Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, i cili tha se rasti tashmë është cilësuar si “vrasje në tentativë”.

Njëherit, Nikçi njoftoi se i mituri nën shoqërinë e prindit të tij, është paraqitur në stacionin policor.

“Rasti është raportuar në Departamentin e Krimeve dhe është cilësuar si ‘vrasje në tentativë’… Aktualisht vendi i ngjarjes është i rrethuar nga policia dhe janë duke u kryer ekzaminimet e nevojshme me urdhër të prokurorit…Personi i dyshuar është i mitur dhe i njëjti me prindin e tij është paraqitur në stacionin policor”, ka thënë Nikçi.

Ndër të tjerash, ky i fundit tha se Prokurori do ta ndalojë për 24 orë, me ç’rast do të ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme hetimore.

Related Articles