Ministria e Shëndetësisë fton qytetarët ta zgjedhin mjekun familjar brenda vendbanimit

Ministria e Shëndetësisë fton qytetarët ta zgjedhin mjekun familjar brenda vendbanimit

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se ka filluar projekti për përzgjedhjen e mjekut familiar në gjithë territorin e Kosovës, raporton Gazeta Enigma.

“Ky projekt, pas periudhës testuese në katër komuna dhe regjistrimit të popullsisë për përcaktimin e numrit të saktë të banorëve, fillon sot të zbatohet në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës. Si fillim, do të zgjasë 100 ditë, ndërsa projekti i plotë pritet të përfundojë deri në fund të vitit 2025”, kanë bërë të ditur nga MSH-ja.

Ky plan ka për qëllim krijimin e një liste të saktë të banorëve dhe pacientëve për mjekët familjarë, duke u fokusuar në një organizim më efektiv të shërbimeve shëndetësore.

Postimi i plotë:

Related Articles