Një punonjës i ndërmarrjes publike “Trepça” në muajin shtator kishte pranuar pagë neto në dy pjesë në vlerë totale prej 7 mijë e 468 euro, raporton Enigma.
Sipas njoftimit të lëshuar nga “Trepça”, ky punonjës ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.
“Andaj, në këtë rast konsiderojmë se është kryer vepra penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” i paraparë në nenin 414 të KODIT NR. 06/L-074 KODI PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS”, thuhet në njoftim.
Tutje bëhet e ditur se sot ky rast ka shkuar në “Krimet e Rënda Ekonomike”.
/Gazeta Enigma/