Shqipëria dhe Serbia, janë goxha afër për ta fituar të drejtën e organizimit të Kampionatit Evropian në kategorinë U21 në vitin 2027-të.
UEFA ka treguar sot se këto vende bashkarisht i kanë plotësuar kushtet e afateve për të ofruar një plan të detajuar rreth organizimit.
E lidhur me këtë bashkëorganizim të FSHF-së dhe federatës serbe të futbollit, kanë reaguar “Tifozat Kuq e Zi”.
Në reagimin e tyre thuhet se ky organizim “nuk mund të quhet i Shqipërisë”.
“pasi FSHF-ja nuk ka kompentecën të flasë në emër të shqiptarëve dhe Shqipërisë, por vetëm në emër të vetin si organizatë, e që pas këtij akti do gjej mbështetje vetëm tek punonjësit e vet që u jep pagë”, thuhet në reagim.
“Nuk mjaftuan me mijëra reagime, shkrime, emisione e analiza unanimisht KUNDËR për këtë nismë, por që FSHF-ja me saktë kreu i saj me hirë ose pahirë mori mbi supet e veta të drejtën e vendosjes kokë më vete për një nismë me kaq shumë kundërshtime”, thuhet tutje në reagim.
“Nuk mjaftuan as qindra mijëra viktima shqiptare, gjenocidi e masakra nga ana e shkijeve. GJithashtu nuk mjaftoi as nata e 14 tetorit kur Kombëtarja Shqiptare u gjend në një ambient terrori, e ku u bë thirrje “vrisni shqiptarët”, e ku lojtarët shqiptarë u rrahën e u fyen, madje edhe ju rrezikua jeta e tyre”.