Kurti: Perëndimi t’i ndërpresë ndihmat Serbisë, sanksiononi ata që bashkëpunojnë me personat në listë të zezë

Kurti: Perëndimi t’i ndërpresë ndihmat Serbisë, sanksiononi ata që bashkëpunojnë me personat në listë të zezë

Kryeministrit Albin Kurti ka kërkuar që lista e zezë duhet të japë rezultate duke i bërë thirrje Perëndimit që të sanksionohen edhe ata që bashkëpunojnë me personat që janë pjesë e kësaj liste.

Këtë deklaratë Kurti e bëri gjatë Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, ku kërkoi edhe kushtëzim të përfitimeve aktuale të Serbisë nga BE dhe SHBA.

“Perëndimit demokratik, në veçanti Bashkimit Evropian, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mbretërisë së Bashkuar, ne u bëjmë thirrje që Serbisë t’i kushtëzohen përfitimet aktuale, jo vetëm ato të ardhshme nga BE-ja, SHBA-ja e Mbretëria e Bashkuar. Duhet të sanksionohen nga SHBA-ja, BE-ja dhe Mbretëria e Bashkuar ata që bashkëpunojnë me personat që ndodhen në listë të zezë në Ballkan. Ata që janë pjesëtarë të organizatave ‘Mbrojtja Civile’ dhe ‘Brigada e Veriut’. Përndryshe kriminelët që shëtisin të lirë, përndryshe listat e zeza, nuk janë efektive”, tha Kurti.

Related Articles