Gjatë ditës së sotme Policia e Kosovës zhvilloi një aksion në veri të Kosovës ku u sekuestruan monocion i rëndë.
Lidhur me këtë ka ardhur edhe reagimi nga ana e Ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.
Sveçla ka përgëzuar Policinë e Kosovës lidhur me aksionin e zhvilluar në veri të vendit.
‘’Mirëpres aksionin e sotëm të Policisë së Kosovës në veriun tonë, që rezultoi me sekuestrimin e armatimit të shumtë e të ndryshëm, të pajisjeve për trazira e të pajisjeve për prodhimin e jashtëligjshëm të kriptovalutave, duke u parandaluar kështu sulme të mundshme ndaj zyrtarëve tanë, qytetarëve apo institucioneve tona’’ ka thënë Sveçla.
Më tutje ai është shprehur se ky është edhe një rast shtesë që dëshmon se po zgjatet lista e kriminelëve e terroristëve që po strehohen në Serbi.
‘’Beteja në luftimin e terrorizmit teksa po vijon me sukses do të jetë e pandalshme dhe nuk ka kthim prapa. Vendi ynë nuk do të jetë asnjëherë strehë e kriminelëve e terroristëve që cënojnë sigurinë e qytetarëve, zyrtarëve apo institucioneve tona’’, ka shtuar Sveçla.