Policia e Kosovës raporton se një femër në Lipjan ka raportuar se i dashuri i saj i ka kërkuar 70 mijë euro, përndryshe do ti dërgonte foto intime familjarëve të saj, shkruan Gazeta Enigma.
Ndërsa, i dyshuari tjetër vëllai i viktimës, në shenjë reagimi dyshohet se ka shkuar në shtëpinë e të dyshuarit dhe e ka kanosur me vrasje, thuhet në raport.
Lajmi është bërë i ditur nga Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh.
Lidhur me rastin është informuar prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.
Njoftimi i policisë:
Lipjan 03.07.2021-20:30. Viktima femër kosovare ka raportuar se, i dyshuari mashkull kosovar (i dashuri i saj), ka kërkuar që t’ia jap 70.000 (shtatëdhjetëmijë) € para të gatshme, se përndryshe do ia dërgoj fotot (intime) familjarëve të saj. Ndërsa, i dyshuari tjetër vëllai i viktimës, në shenjë reagimi dyshohet se ka shkuar në shtëpinë e të dyshuarit dhe e ka kanosur me vrasje. Lidhur me rastin është informuar prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin./Gazeta Enigma/