Dy kanaçe të birrës që ishin të ekspozuara si një vepër arti në një muze holandez, janë hedhur në një shportë bërlloku gabimisht nga një anëtar i stafit, duke menduar se të njëjtat thjesht janë lënë aty nga vizitorët.
Vepra, e titulluar: “Të gjitha kohët e mira që kaluam së bashku”, nga artisti francez Alexandre Lavet, duket në shikim të parë si dy kanaçe birre të hedhura dhe të gërvishtura.
Megjithatë, një vështrim më i afërt tregon se ato janë në fakt të pikturuara me dorë me akrilike dhe “kërkojnë shumë kohë dhe përpjekje për t’u krijuar”, sipas muzeut.
Një punonjëse tjetër me emrin Elisah van den Bergh, u kthye nga një pushim i shkurtër dhe vuri re se kanaçet ishin zhdukur. Ajo i gjeti ato nga një qese koshi.
“Tani e kemi vendosur veprën në një vend më tradicional në një bazament, në mënyrë që të mund të pushojë pas aventurës së saj”, tha Budding.
Incidenti është i fundit në një varg të gjatë gjërash fatkeqe që u ndodhin veprave të artit në galeri dhe muze. Në vitin 2023, një burrë që tha se ishte i uritur hëngri një banane që ishte ngjitur në mur si pjesë e një instalacioni nga artisti italian Maurizio Cattelan në një galeri në Seul. /Gazeta Enigma