Të hënën, Qeveria e Kosovës njoftoi se ka rritur për 20% pensionet.
Një lajm të tillë ka ngjallë reagime tek partitë opozitare.
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, një veprim të tillë e ka quajtur lëmoshë për pensionistët.
“Nuk është befasi. Ne e kemi pritur që e bën këtë Kurti, ai i ka trajtuar pensionistët në mënyrën më mizore gjatë këtyre viteve. Mizore se nuk është njerëzore ky trajtim që e ka bërë ai”, tha Haradinaj, gjatë një interviste në Klan Kosova, transmeton Gazeta Enigma.
Kreu i AAK-së paraqiti edhe një pjesë të planprogramit zgjedhor për pensionistët.
Sipas tij, në mandatin e tij qeverisës pensionistët do të përfitojnë rritje prej 90 për qind, duke shpjeguar edhe se si do të ndodh kjo. /Gazeta Enigma