Kusari-Lila: Veç një bisedë e kam bërë me Radoiçiqin

Kusari-Lila: Veç një bisedë e kam bërë me Radoiçiqin

Shefja e grupit parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila, ka folur rreth përgjimeve të publikuara dje, ku ajo dëgjohet duke folur me kriminelin Milan Radoiçiq. Kusari tha se këto përgjime janë “të montuara”, ndërkohë që tha se vetëm njëherë ka folur me Radoiçiqin, raporton Gazeta Enigma.

“Ne nuk kemi pasur nevojë për mbështetjen e tyre. Vetëm një bisedë telefonike e kemi bërë me insistimin e tij, për çështje të sigurisë.

“Unë nuk kam folur me Radoiçiqin për ligjin për pagën minimale apo për gjykatësit e Gjykatës Kushtetuese”, deklaroi ajo.

Kusari -Lila tha se “tendenca për ta pastruar figurën e Radoiçiqit nga mediat tona është për keqardhje”.

“Të besohet se ai mund të kthehet është më të vërtetë për keqardhje”.

Ndërkohë, sa i përket bisedave me Simiqin, Kusari-Lila tha se kanë qenë “në raport me agjendën legjislative”.

“Ai e ka sjellë një letër kërcënuese, me të cilën ka përfundu çdo kuminukim me listën serbe”, u shpreh deputetja. /Gazeta Enigma

Related Articles