Haxhi Shala sot nga Haga ka ardhur në Kosovë për ta vizituar varrin e babait të tij, i cili vdiq tre ditë më parë.
E për vizitën e tij ka njoftuar edhe djali i tij, Edmond Shala.
“Jeta na ka vënë përballë dhimbjeve të papërshkrueshme”, tha ai.
“Sot po shkruaj për babain tim, i cili humbi të atin e tij, gjyshin tim të dashur, një njeri i ndershëm dhe i palodhur! Ai tani po mbahet padrejtësisht në burgjet e Hagës, larg familjes së tij, larg dashurisë së tij“.
Edmondi ka theksuar se nuk po e humbasin shpresën e që po luten për drejtësi.