Barduani në krye të KFOR-it, Ulutash ia dorëzojë postin italianit

Barduani në krye të KFOR-it, Ulutash ia dorëzojë postin italianit

Është bërë ndërrimi i komandës së KFOR-it në Kosovë. Gjenerali Ozkan Ulutash ia dorëzojë këtë post gjeneralmajorit italian, Enrico Barduanit.  Në ceremoninë që u mabjtë në Kampin Film City në Prishtinë, morën pjesë presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti, ministra e ambasadorë të huajë në Kosovë.

Gjeneralmajori italian, Enrico Barduanit është komandant i ri i KFOR-it në Kosovë Gjenerali turk, Ozkan Ulutash ia dorëzojë postin e të parit të KFOR-it, të cilin mbajti për një vit, gjeneralmajorit italian, Enrico Barduanit.

Më këtë rast, presidentja e vendit, Vjosa Osmani në emër të popullit të Kosovës ka shprehur falënderim të madh ndaj KFOR-it.

Osmani ka thënë se për 25 vjet KFOR-i ka kaluar çdo hapë me Kosovën për ta bërë Kosovën vend të qetë të sigurt dhe paqësor.

“Misioni më i suksesshëm dhe më i gjatë është ai KFOR-it. Në emër të vendit tim dëshiroj të tregoj dhe të zotohem edhe një herë se populli i Kosovës dhe institucionet tona do të vazhdojnë të punojnë ngushtë me KFOR-in, siç kemi punuar edhe në të kaluar për të siguruar që Kosova të mbetet një vend i qetë i sigurt dhe paqësor, që ofron siguri dhe prosperitet për te gjithë qytetarët pavarësisht prejardhjes së tyre”, ka thënë Osmani.

Presidentja Osmani falënderoj nga gjeneralin Ozkan Ulutash për përkushtimin e tij me institucionet e Kosovës për të siguruar paqe dhe siguri.

Kurse gjenaralit Enrico Barduanit, Osmani i uroj mirë se ardhje në Kosovës duke theksuar se Kosova pret të punojë bashkë për te mbajtur operacionet e fuqishme dhe me formacionin e NATO-s, duke siguruar që se bashku ta mbajmë Kosovën e sigurt.

Osmani ia dhuroi medalje presidenciale ushtarake gjeneralit të Ushtrisë Turke, Ozkan Ulutash.

Related Articles