Sot rreth orës 14:30 ka ndodhur një aksident i rëndë zinxhiror në Veternik, nga ku janë përfshirë 11 vetura dhe një kamion.
Nga ky aksident kanë mbeturë të lënduar 11 persona.
“Bazuar në të dhënat e deritanishme, si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar 11 persona. Me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor”, tregoi për Gazetën Enigma zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.