Autoritetet serbe: Arrestohet ish-pjesëtari i UÇK-së në kufirin serbo-hungarez

Autoritetet serbe: Arrestohet ish-pjesëtari i UÇK-së në kufirin serbo-hungarez

Në pikën kufitare mes Hungarisë dhe Serbisë, autoritetet serbe njoftuan arrestimin e një ish-pjesëtari të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në mëngjesin e sotëm, shkruan Enigma.

Sipas gazetës serbe “Danas”, individi me inicialet M.I. është i dyshuar për krime lufte, së bashku me anëtarët e UÇK-së, ndaj bashkëshortëve të nacionalitetit serb në Prishtinë gjatë vitit 1999.

Zëvendëskryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq, gjithashtu ministër i punëve të brendshme, tha se viktimat ishin rrëmbyer me forcë dhe dërguar në një burg të improvizuar, ku kishin përjetuar keqtrajtime fizike dhe psikologjike.

Daçiqi përmendi se, sipas urdhrit të Prokurorisë Publike për Krime Lufte, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit deri në 48 orë dhe më pas do të dërgohen me kallëzim penal në Prokurorinë Publike për Krime Lufte.

Ai theksoi se për shkak të veprimeve hetimore, detaje të tjera nuk mund të jepen për të mos rrezikuar procesin hetimor.

Related Articles