Në ndeshjen Serbi – Zvicër, i pranishëm është edhe presidenti serb Aleksandër Vuçiq.
Ai u pa duke e shikuar ndeshjen nga tribunat, ndërkohë që për Zvicrën po luan edhe futbollisti me prejardhje nga Kosova, Granit Xhaka.
Përveç Vuçiqit, të pranishëm krah tij ishin edhe kryetari i etintetit serb në Bosnje, Millorad Dodik, si dhe zëvendëskryeministri i Serbisë, njëherësh ministër i Brendshëm, Ivica Daçiq.
Vuçiqi kishte kritikuar Xhakën kur ky i fundit e kishte bërë simbolin me shqiponjë para tifozëve serbë në Moskë, në Botërorin e vitit 2018. /Gazeta Enigma