Dalin pamjet – Ivica Daçiq shihet duke e argëtuar presidentin Erdogan me këngë

Dalin pamjet – Ivica Daçiq shihet duke e argëtuar presidentin Erdogan me këngë

Janë publikuar disa pamje ku e paraqesin Ivica Daçiq, nënkryetar i Qeverisë së Serbisë dhe Ministër e Punëve të Brendshme, para mikrofonit ku ka kënduar para presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan

Në rrjetet sociale është shfaqur një video e Daçiqit duke kënduar këngën “Osman aga” në një drekë në Pallatin e Serbisë, të mbajtur për nder të presidentit turk.

Në një video amatore të shpërndarë në rrjetin social X, Daçiq shihet me mikrofon në shoqërinë e një orkestre, ndërsa në sfond në tryezën festive janë ulur anëtarët e Qeverisë Goran Vesiq, Zoran Gajiq dhe Usame Zukorliq. Tavolina në të cilën janë ulur mysafiri nga Turqia, Rexhep Tajip Erdogan dhe nikoqiri i tij, Aleksandar Vuçiq, shkruan Nova.rs, shihet vetëm shkurt në pamje.

Related Articles