VV-ja injoron ankesat e ushtarëve për ushqim, s’merr pjesë në seancën e sotme të Kuvendit

VV-ja injoron ankesat e ushtarëve për ushqim, s’merr pjesë në seancën e sotme të Kuvendit

Partia e mazhorancës, Lëvizja Vetëvendosje nuk do të marrë pjesë në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës ku do të diskutohet problemi i furnizimit me ushqim për ushtarët e FSK-së, raporton Gazeta Enigma.

Para nisjes së kësaj seance, grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje ka mbajtur një konferencë për media, ku kanë njoftuar për këtë vendim.

Kështu ka thënë deputeti Enver Dugolli.

“Tentimi për të diktuar apo shantazhuar grupin tonë parlamentar për shkarkimin e zonjës Mimoza Kusari- Lila si shefe e GP si kompensim i pjesëmarrjes në seanca dhe votimeve në këtë legjislaturë, është absurd, për të cilin ne nuk e pranojmë. Ne as nuk përzihemi se kë e votojnë ata për shefa GP të tyre e aq më pak të pranojmë kushtëzime të tilla për shefen e Grupit tonë Parlamentar. Si rrjedhojë ne nuk marrim pjesë në asnjë lloj seancë apo iniciative që vie nga ana e tyre derisa ata nuk reflektojnë dhe të shmangin këtë formë imponimi i cili nuk kalon”, tha ai.

Related Articles