Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka njoftuar se nesër do ta nënshkruajnë një marrëveshje prej 12.6 milionë eurove, raporton Gazeta “Enigma”.
Tutje Murati ka theksuar se kjo marrëveshje që do të nënshkruhet me KfW, e ka për qëllim përmirësimin e menaxhimit të mbeturinave në Prishtinë, Prizren dhe Gjilan.
Ceremonia do të zhvillohet nesër, më 16 tetor, në ora 09:30, në Objektin e Qeverisë. /Gazeta Enigma/