Sot fillon java e nëntë në Superligën e Kosovës në futboll, pas një pauze për ndeshjet e kombëtareve.
Ndeshja hapëse e kësaj jave do të jetë Gjilani – Ferizaj, që nis në ora 13:00, një kohë më herët se zakonisht, shkruan Gazeta Enigma.
Aktualisht, Gjilani renditet i shtati me nëntë pikë, ndërsa Ferizaj ndodhet një pozitë më poshtë me shtatë pikë.
Të shtunën do të përballen Malisheva me Prishtinën dhe Feronikeli 74 me Dritën.
Ndërsa të dielën, dy ndeshjet më interesante do të jenë Dukagjini – Llapin në Klinë dhe derbi lokal Ballkani – Suhareka në Suharekë, të dyja ndeshje që fillojnë gjithashtu në ora 13:00./GazetaEnigma/