Rutte: Po punojmë që KFOR-i të ketë forcat dhe burimet që i duhen

Rutte: Po punojmë që KFOR-i të ketë forcat dhe burimet që i duhen

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, edhe sot ka përmendur Kosovën në konferecën e tij të fundit që pati në pas përfundimit të takimit të Ministrave të Mbrojtjes.

Para mediave, në një pjesë të fjalimit të tij ai tha se temë diskutimi siç e kishte përmendur edhe më parë ishte Kosova, dhe Ballkani Perëndimor.

“Sot në takim diskutuam edhe për operacionet e NATO-s në Ballkanin Perëndimor dhe Irak”, deklaroi Rutte.

“Në Kosovë, aleatët vazhdojnë të punojnë së bashku për të siguruar që misioni ynë i KFOR-it të ketë forcat dhe burimet që i nevojiten për të mbajtur një mjedis të sigurt dhe për të gjithë”, shtoi ai.

Related Articles