Policia arreston tre persona në Novobërdë: Kapin heroinë, kokainë e para

Policia arreston tre persona në Novobërdë: Kapin heroinë, kokainë e para

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar tre persona të dyshuar, pasi u janë gjetur substanca narkotike.

Rasti ka ndodhur të premten në ora 23:00 në Novobërdë.

“Gjatë kontrollit në dy lokacione të ndryshme, si prova materiale janë gjetur dhe konfiskuar: 1558.4 gram substancë narkotike, dyshohet të jetë e llojit heroinë, 3175 euro para të gatshme, 880 dinarë serb, 2 gram kokainë, një veturë dhe dy telefona”, thuhet në raport.

Lidhur me rastin janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë dhe të njëjtit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. 

Related Articles