Kabineti i Kryeministrit, Albin Kurti, ka në përbërje 20 këshilltarë politik, ku dy prej tyre janë pro-bono, që nuk paguhen nga buxheti i shtetit.
Luan Dalipi është Shef i Stafit të Kryeministrit, por mbanë edhe pozitën e këshilltarit politik. Paga e shefit të stafit është 1 mijë e 321 euro, derisa e këshilltarit të lartë politik është 720 euro.
Qeveria e Kosovës i ka edhe dy zëdhënës, Përparim Kryeziun dhe Rozafa Kelmendin. Kryeziu dhe Berisha janë edhe këshilltarë politik në Zyrën e Kryeministrit.
Paga e këshilltarëve politik në ZKM është 600 euro.
Këto të dhëna janë siguruar nga Kallxo.com, përmes kërkesës për qasje në dokumente publike.
Shenaj Shala është këshilltare politike dhe përgjegjëse për protokoll në ZKM. Këshilltarë politikë janë edhe Jeton Zulfaj, Fëllanza Podrimja, Merdzan Osmani, Edison Beciri, Egzonit Jakupi, Lulëzon Jagxhiu.
Valbonë Mehmeti është këshilltare politike për media, derisa Riat Nuredini mban pozitën e këshilltarit politik për siguri.
Valë Gjonbalaj-Azemi, është zyrtare e lartë ekzekutive, Arta Berisha zyrtare e lartë administrative, Patrik Domi fotograf, Ismail Hakki Ustaibo mban pozitën e zyrtarit të lartë të protokollit dhe Liman Hoti është zyrtar i sigurimit dhe vozitës.
Ndërkaq, këshilltarë të jashtëm politik të kryeministrit Kurti janë Erzen Vraniqi dhe Tienmu Ma, këshilltar i jashtëm politik. Vraniqi dhe Ma nuk marrin pagë nga buxheti i shtetit.
Ndërkohë, Ibrahim Makolli është kryetar i delegacionit për bisedime për çështjen e personave të zhdukur (vazhdon nga 2016, emëruar me vendim të Qeverisë).