Vazhdon vaksinimi ndaj Covid-19 në sallën “1 Tetori”, qytetarët të kënaqur me shërbimin

Vazhdon vaksinimi ndaj Covid-19 në sallën “1 Tetori”, qytetarët të kënaqur me shërbimin

Në qendrën e vaksinimit “1 Tetori” në Prishtinë është duke vazhduar vaksinimi kundër Covid-19.



E disa prej qytetarëve gjatë së hënës kanë marr dozën e parë të vaksinës Pfizer, derisa kanë thënë se po ndihen mirë.

Qytetari, Flamur Qollaku tha se i tërë procesi i vaksinimit ka shkuar si duhet, derisa shtoi se dozën e dytë do ta merr muajin e ardhshëm.

“Jam i kënaqur procesi shkoi mirë. Gjithçka ka shkuar në rregull. Datën për dozën e dytë ma caktuan muajin e ardhshëm”.

Edhe Albulenë Kastrati tha se po ndihet mirë e nuk ka asnjë lloj reaksioni nga marrja e vaksinës.

“Nuk po ndjej ndonjë reaksion. Doza e dytë më është caktuar me datën 2 gusht. Qysh kam prit me pas fluks të madh të njerëzve për një minutë dy e mora vaksinën.

Ndërsa Isa Selmani tha se po ndihet mirë, e që muajin e ardhshëm do ta merrë dozën e dytë.

Related Articles