Kosova në majat e renditjes: Tri hapa përpara në FIFA

Kosova në majat e renditjes: Tri hapa përpara në FIFA

Kombëtarja e Kosovës ka bërë një avancim prej tri pozita në renditjen më të re të FIFA-s, duke arritur renditjen më të lartë në historinë e saj.

Verdhekaltrit tani janë në vendin e 101-të në ranglistën e përmuajshme të FIFA-s, një përmirësim nga pozita e 104-t që mbajtën muajin e kaluar, shkruan Gazeta Enigma.

Kosova ka arritur 1218.22 pikë në renditjen e muajit tetor, një rritje krahasuar me 1205.96 pikët e muajit të kaluar.

Ekipi i trajnerit Franco Fodë renditet përpara Trinidad e Tobagos dhe pas Palestinës në këtë klasifikim.

Dardanët vijnë pas tri fitoreve radhazi në Ligën e Kombeve, një arritje rekord për ta, pasi nuk kishin pasur më parë një seri të tillë pozitive në ndeshje zyrtare.

Gjatë këtij muaji, ata shënuan dy fitore, njëra ndaj Lituanisë në udhëtim dhe tjetra kundër Qipros në shtëpi./GazetaEnigma/

Related Articles