Turqia godet objektiva kurde në Irak dhe Siri pas sulmit në Ankara, raportohet për dhjetëra të vrarë

Turqia godet objektiva kurde në Irak dhe Siri pas sulmit në Ankara, raportohet për dhjetëra të vrarë

Qeveria turke thotë se ushtria e saj ka goditur objekte në Irak dhe Siri të lidhura me grupin militant kurd PKK, pasi e fajësoi atë për një sulm pranë Ankarasë që vrau të paktën pesë persona.

Qeveria turke tha se sulmet vranë 59 persona që ajo i përshkroi si “terroristë”. Një milici e udhëhequr nga kurdët në Siri tha se 12 civilë vdiqën në veri dhe lindje të vendit, raporton BBC.

Ndërkaq, nga video të ndryshme nga sulmi më herët të mërkurën tregojnë të paktën dy persona që gjuajnë me armë rreth hyrjes së Industrisë Turke të Hapësirës Ajrore (TAI), e cila ndodhet rreth 40 km jashtë kryeqytetit.

Asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin, në të cilin u plagosën 22 persona.

Related Articles