Petkoviqi insistoi në themelimin e Asociacionit, gjatë takimit tre-palësh

Petkoviqi insistoi në themelimin e Asociacionit, gjatë takimit tre-palësh

Kryenegociatori i Serbisë, Petar Petkoviq, tha se ka kërkuar nga pala kosovare themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, gjatë takimit në Bruksel mes tij dhe kryenegociatorit kosovar Besnik Bislimi.

Petkoviq tha se bisedimet e sotme ishin “të mundimshme”.

“Takim me Bislimin ka qenë i mundimshëm, sepse Prishtina refuzon të diskutojë për propozimet e Beogradit. Thelbi i të gjitha marrëveshjeve, si asaj në Bruksel ashtu edhe në Ohër, është formimi i Asociacionit dhe kjo është baza e normalizimit të marrëdhënieve”, tha Petkoviq për mediat serbe,

Ai po ashtu tha se është diskutuar për zbatimin e Deklaratës për Personat e Zhdukur.

“Prishtina ka bërë komente të ndryshme, duke u përpjekur që edhe ai proces të ndalet”, deklaroi Petkoviq.

Në anën tjetër, Bislimi tha se takimi përfundoi “pa asnjë rezultat në temat e rëndësishme”.

Related Articles