Një 38-vjeçar ka humbur jetën aksidentalisht teksa ishte duke riparuar kovën e ekskavatorit, raporton Gazeta “Enigma”.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Tarazh, ndërsa viktima ishte banues në Rrëshen.
Policia e Shqipërisë tha se ngjarja ndodhi në fshatin Tarazh, ku shtetasi A.C, 38 vjeç, banues në Rrëshen, duke riparuar një defekt hidraulik të kovës së ekskavatorit të tij, aksidentalisht është goditur prej saj.
Për shkak të plagëve të marra, 38-vjeçari ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes./Gazeta Enigma/