Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër, Bedri Hamza, këtë vikend ka qëndruar për vizitë në Podujevë, raporton Gazeta “Enigma”.
Hamza përmes një postimi në profiline tij në Facobook ka thënë se për të gjithë qytetarët e kanë ofertën më të mirë.
Tutje ai ka deklaruar se në tërë Kosovën, do të punojmë dhe do të krijojnë mundësi të reja.
“Sonte në Podujevë, të bashkuar, të vendosur dhe të bindur që për llapjanët dhe të gjithë qytetarët e kemi ofertën më të mirë”.
“Në çdo fshat, në çdo qytet, në tërë Kosovën, pareshtur do të punojmë që të krijojmë mundësi të reja, cilësi më të mirë të jetës dhe të ardhme më të mirë”, ka shkruar tutje Hamza./Gazeta Enigma/