Kurti: Të hyrat për 2025-tën arrijnë 3.3 miliardë euro, shpenzimet planifikohen në 3.6 miliardë euro

Kurti: Të hyrat për 2025-tën arrijnë 3.3 miliardë euro, shpenzimet planifikohen në 3.6 miliardë euro

Kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se buxheti për vitin 2025 do të arrijë në 3.6 miliardë euro.

Ai njoftoi se të hyrat buxhetore të projektuara për këtë vit janë 3.3 miliardë euro, që përbën një rritje prej 90% krahasuar me vitin 2020 dhe 74% në krahasim me vitin 2019, shkruan Gazeta Enigma.

“Buxheti i planifikuar për shpenzim për vitin 2025 shënon një nivel mbi 3.6 miliardë euro, që është 60% më i lartë se në vitin 2020. Këtë rritje e kemi arritur pa rritur shkallët tatimore; në fakt, ne kemi ulur tatimin, duke e liruar pagën minimale nga tatimi në pagën personale,” tha Kurti./GAZETAENIGMA/

Related Articles