Murati analizon rritjen e pagave në Qeverinë PAN

Murati analizon rritjen e pagave në Qeverinë PAN

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka theksuar se rritja e pagave gjatë qeverisjes PDK-AAK-Nisma, me Ramush Haradinajn si kryeministër dhe Bedri Hamzën si ministër të Financave, ishte e konsiderueshme.

Ai njoftoi se në vitin 2017, pagat për të gjitha pozitat e kabinetit qeveritar, si dhe për sistemin prokurorial dhe atë gjyqësor, u rritën me 100%, shkruan Gazeta Enigma.

Ndërsa në vitin 2018, rritja për shërbyesit publikë ishte vetëm 4%.

Murati theksoi se premtimet e opozitës janë të njohura, por veprimet e tyre gjatë kohës në pushtet janë gjithashtu evidente. Ai e përfundoi postimin duke theksuar se qytetarët janë të vetëdijshëm për këto zhvillime./GazetaEnigma/

Postimi:

Related Articles