Dy raste të dhunimit brenda 24 orëve, arrestohet një person

Dy raste të dhunimit brenda 24 orëve, arrestohet një person

Policia e Kosovës ka njoftuar se dy raste të dhunimit janë raportuar brenda 24 orësh, raporton Gazeta Enigma.

Rasti i parë ka ndodhur në Prishtinë, ku Policia dhe Prokuroria po heton dyshimet se një grua është dhunuar.

“DHUNIM- Prishtinë / 03.11.2024 – 01:00. Lidhur me rastin e lartcekur Policia e Kosovës në bashkëpunim me prokurorinë kompetente është duke bërë hetime intensive. Me vendim të prokurorit viktima femër kosovare është dërguar për ekzaminim mjekësor”, thuhet në raport.

Ndërsa në Pejë, një person është arrestuar për dhunimin e një gruaje.

I dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa viktima për ekzaminim mjekësor.

“DHUNIM- Pejë/ 03.11.2024-NN. Lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar i cili pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërsa viktima femër kosovare është dërguar për ekzaminim mjekësor.” / Gazeta Enigma.

Related Articles