Shukri Buja para Speciales, avokati i tij kërkon të pushohen hetimet ndaj tij

Shukri Buja para Speciales, avokati i tij kërkon të pushohen hetimet ndaj tij


Të hënën në Dhomat e Specializuara të Hagës dëshminë e ka nisur ish luftëtari i UÇK-së, Shukri Buja, raporton Gazeta Enigma.

Ndërkohë me të nisur seanca avokati i Bujës, Taulant Hodaj, ka kërkuar pushimin e hetimeve ndaj klientit të tij, meqë Prokuroria Speciale e Hagës vazhdon ta konsiderojë atë si të dyshuar bazuar në një vendim që ishte lëshuar në vitin 2019.

Hodaj ka thënë se pavarësisht që kanë kaluar pesë vite, Prokuroria Speciale e Hagës s’ka nxjerrë asnjë aktakuzë ndaj Bujës, ndonëse ka kaluar një kohë e gjatë.

“Klienti ka të drejtë të qëndrojë në heshtje. Në rastin aktual, sipas rregullit 43, janë pikërisht dispozitat që vlejnë për klientin tim. Z. Buja ka ende statusin e të dyshuarit. Ai s’duhet të detyrohet të japë dëshmi që mund ta inkriminojnë. Është e drejta e tij”, ka thënë avokati Hodaj.

Prokuroria Speciale ka insistuar se dëshmia duhet të merret duke theksuar respektimin e rregullave dhe garancive që jepen rreth dëshmisës. / Gazeta Enigma.

Related Articles