Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka uruar Donald Trump për fitoren në zgjedhjet presidenciale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ka shprehur gatishmërinë për të bashkëpunuar ngushtë me administratën e re amerikane.
Në një postim në Facebook, ai theksoi se Shtetet e Bashkuara janë aleati kryesor i Kosovës dhe që të dyja vendet ndajnë vlera dhe interesa të përbashkëta, shkruan Gazeta Engma.
Konjufca shprehu besimin se, gjatë mandatit të presidentit Trump, marrëdhëniet mes Kosovës dhe SHBA-së do të thellohen dhe forcohen edhe më shumë./GazetaEnigma/