“WJP”: Kosova ndër vendet me përparimin më të madh në sundimin e ligjit

“WJP”: Kosova ndër vendet me përparimin më të madh në sundimin e ligjit

Në indeksin vjetor për sundimin e ligjit “World Justice Project”, bëhet e ditur se Kosova është ndër vendet me përparimin më të madh në dy vitet e fundit.

Sipas këtij indeksi, Kosova zë vendin e tretë në rajon e të 58-in në botë.

Për këtë ka reaguar edhe Ministria e Drejtësisë, njofton Gazeta Enigma.

“Përparimi i Republikës së Kosovës sipas indekseve ndërkombëtare për Sundimin e Ligjit dhe Luftimin e Korrupsionit. Sipas indeksit vjetor për sundimin e ligjit “World Justice Project”, Kosova është ndër vendet me përparimin më të madh në dy vitet e fundit!   Në vitin 2024, renditet në vendin e 3 në rajon dhe të 58 në botë!”, thuhet në njoftimin e kësaj ministrie.

“Kosova ka përmirësuar renditjen për 21 vende në tre vitet e fundit në luftimin e korrupsionit.  Raportet e BE-së për Kosovën janë më pozitive se kurrë! Në 4 vitet e fundit, Kosova ka shënuar progres të rëndësishëm në qeverisjen demokratike dhe luftimin e korrupsionit. Sipas raportit të fundit të Pulsit Publik nga UNDP, 53.3% e qytetarëve janë të kënaqur me punën e Qeverisë!”, theksohet tutje. /Gazeta Enigma

Related Articles