Osmani takohet me sekretarin e NATO-s në Budapest

Osmani takohet me sekretarin e NATO-s në Budapest

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Evropian, i cili po mbahet në Budapest.

Ky takim ka pasur për qëllim diskutimin e çështjeve të rëndësishme lidhur me sigurinë dhe stabilitetin në rajon, si dhe forcimin e bashkëpunimit të Kosovës me Aleancën Veriatlantike, shkruan Gazeta Enigma.

Osmani ka publikuar një foto nga takimi, derisa ka bërë me dije se kanë diskutuar për situatën e sigurisë në Kosovë, si dhe rolin e kontributin e KFOR-it për paqe e siguri në Kosovë.

“Diskutime të vazhdueshme me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, për situatën e sigurisë në Kosovë, si dhe rolin e kontributin e KFOR-it për paqe e siguri në vendin tone”, ka shkruar Osmani./GazetaEnigma/

Related Articles